Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kryeprokurori i Shtetit dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës tash e tutje do ta gëzojnë pagën po aq sa e ka edhe kryeministrit të Kosovës. Tash e tutje paga mujore bruto e tyre do të jetë 3.098 euro. Dymijë euro është paga e gjyqtarit të Gjykatës Themelore, e cila edhe është paga më e vogël aktualisht në sistemin e drejtësisë në vend. Në dokumentet e siguruara nga gazeta “Zëri” shihet se kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kryeprokurori i Shtetit dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës tash e tutje do ta gëzojnë pagën e njëjtë sikurse të kryeministrit të Kosovës. Tash e tutje paga mujore bruto e tyre do të jetë 3.098 euro, nga 1.515 euro sa ka qenë deri më tash. A thua a do të gjendet të paktën një nga kjo dyzinë e “kadilerëve e qehallarëve” të sodit, që nuk do të pranojë të marrë rrogën e dyfishuar, dhuratë shtetërore nga kryeministri, Haradinaj, i cili ka krijuar Qeverinë më të kushtueshme në vendin më të varfër të Evropës.
