Dje në ditën që iu ka transferuar lënda për gjykim trupit gjykues, gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guiju, ka marrë vendim që ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala t’i vazhdohet masa e paraburgimit. Gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se po të lihet në liri, Pjetër Shala, sipas parsgjykimeve, do të arratiset, dhe do të pengojë ecurinë e procedurave gjyqësore ose do të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që i kanë ofruar dëshmi Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale. Me anë të vendimit, gjyqtari i procedurës paraprake, po ashtu ka urdhëruar mbrojtjen që nëse dëshiron të parashtrojë shkresa për rishikimin e ardhshëm të paraburgimit të Shalës, këtë ta bëjë jo më larg se më 25 tetor, ndërsa përgjigja e prokurorisë duhet të bëhet jo më larg se më 1 nëntor. Pjetër Shala është arrestuar më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe është transferuar në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Gjykata Speciale.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …