Gjyqtarja Gresa Caka-Nimani është zgjedhur sot kryetare e Gjykatës Kushtetutese të Kosovës

Gjyqtarja Gresa Caka-Nimani është zgjedhur sot kryetare e Gjykatës Kushtetutese të Kosovës

Gjyqtarja Gresa Caka-Nimani sapo është zgjedhur Kryetare e Gjykatës Kushtetutese. Ajo është zgjedhur Gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në fund të vitit 2015. Në biografinë e saj bie menjëherë në sy fakti se ajo është e fituese e dy çmimeve shumë të rëndësishme nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Gresa Caka-Nimani duket se është e vetmja shqiptare që vlerësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për kontribut të jashtëzakonshëm në zgjidhjen e krizave kushtetuese dhe mbrojtje të interesave strategjike në fushën e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, Gresa Caka-Nimani është dekoruar nga Departamenti Amerikan i Shtetit me një çmim jashtëzakonisht prestigjioz si “Michael K. White Memorial Award” për kontribut të posacëm në hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në vitin 2016, shefja e USAID-it për gjithë globin, z. Gayle Smith, e kishte përzgjedhur Kryetaren në ardhje Gresa-Caka Nimani si shembull të një gruaje të sukseshme, duke marrë në konsideratë punën e saj në zhvillim të rendit institucional të Republikës së Kosovës. Ajo do e zëvendësojë Kryetaren aktuale, Arta Rama-Hajrizi dhe detyrën do e merr më 26 qershor 2021 me mandat tre vjeçar.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …