Gjyqtarja Maselot urdhëroi vazhdimin e paraburgimit për Hashim Thaçin, i cili kërkon të respektohet Kushtetuta e Kosovës

Në përfundim të seancës së parë, gjyqtarja Majorie Maselo dha urdhër me gojë për vazhdimin e paraburgimit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ajo theksoi se arsyet për këtë vendim mbeten të njëjta si ato të përcaktuara në vendimin mbi fletarrestin. Thaçi, i cili u përball me një aktakuzë të re në Gjykatën e Hagës, kërkoi respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, duke theksuar se ai nuk përbën një rrezik politik, por  nuk komentoi akuzat e reja, duke premtuar se do të deklarohet brenda afatit ligjor.

Kontrolloni gjithashtu

Miliarderi amerikan, Elon Musk ka njoftuar ‘Starlink’ është funksional edhe në Kosovë

Miliarderi amerikan, Elon Musk ka njoftuar se rrjeti i tij privat satelitor i internet, Starlink, …