Në një vendim të datës 26 Mars 2024, Gjykata e Prishtinës ka nxjerrë aktgjykimin e arsyetuar në rastin e Glauk Konjufcës, duke e liruar atë nga akuza për hedhjen e gazit lotsjellës, në vitin 2016, gjatë një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Gjyqtarja Edita Çanta, duke shpallur aktgjykimin, ka arsyetuar lirimin nga akuza me mungesën e provave të paraqitura nga prokuroria. Gjykata ka bërë të qartë se vetëm prania e një personi në afërsi të një mjete të përdorur për kryerjen e një krimi nuk është e mjaftueshme për të provuar përfshirjen e tij në veprën penale, sipas argumentimit të saj. Edhe pse Konjufca kishte pranuar vetë se kishte bërë vepër penale sikur edhe shumë deputetë të Vetëvendosjes, gjyqtarja politike, zonja Çanta e liroi Glauk Konjufcën nga akuza për përdorim të armës apo mjeteve të rrezikshme. Ndërsa për akuza të tjera, si pengimi i personit zyrtar, gjykata ka nxjerrë aktgjykim refuzues. Ja si ndahet “drejtësia” politike në Kosovë, pavarësisht se Vetëvendosja me Kurtin në krye për çdo ditë akuzojnë gjykatat, Prokurorinë, Gjykatën Kushtetuese, se po i frenojnë reformat e tij në drejtësi.