Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë njofton të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit se gjysmë vjetori i dytë i vitit shkollor 2016/2017 në të gjitha shkollat e Kosovës fillon të hënën, më 16 janar. Ditë ma parë, Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit ka vendosur që shtyjë deri në këtë datë fillimin e mësimit për shkak të motit të lig dhe temperaturave të ulëta të këtyre ditëve, si dhe epidemisë së Gripit AH3V.
