Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, e uroi kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për Ditën e Shtetësisë së Serbisë

Glas Istra: Vuçiq është në gjendje të krijojë konflikte ushtarake përmes strukturave ilegale, si dorë e zgjatur e Putinit

Portali “Glas Istra” komenton se  Aleksandër Vuçiq është në gjendje të krijojë konflikte ushtarake nëpërmjet strukturave ilegale, si dorë e zgjatur e Vladimir Putin dhe të manipulojë masat për të qëndruar në pushtet. Vuçiq së bashku me Milorad Dodikun, në momente kritike është në gjendje të manipulojë, të gënjejë dhe t’i shmanget vendimeve të mëdha. Po ashtu, ky medium ka shkruar se Vuçiqi është një njeri i rrezikshëm me synime që shkojnë deri në inskenimin e një konflikti ushtarak. “Vuçiqi nuk është vetëm president i një shteti që e ka të vështirë të menaxhojë në momente kritike dhe për këtë arsye manipulon, gënjen dhe shmang marrjen e vendimeve të vështira. Jo, ai është një njeri jashtëzakonisht i rrezikshëm me synime edhe më të rrezikshme që shkojnë aq larg sa për të qëndruar në pushtet, ai është në gjendje të inskenojë një konflikt [ushtarak] përmes një atmosfere të krijuar me kujdes për ‘rrezikimin e serbeve në Kroaci’ ose në Kosovë, ose në Mal të Zi, ose në Bosnje e Hercegovinë”, shkruan mediumi kroat.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …