Glauk Konjufca është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës me 69 vota

Glauk Konjufca është zgjedhur kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës me 69 vota

Glauk Konjufca edhe zyrtarisht ka pranuar detyrën e kryetarit të Kuvendit, e që njëkohësisht do të jetë edhe ushtrues detyre i kryetarit të vendit. Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës, kryetarja e deritanishme, Vjosa Osmani tha se është e bindur se Konjufca do të përfaqësojë qytetarët e Kosovës në përputhje me vullnetin e tyre. “Kam nderin t’ia dorëzoj detyrën e kryetarit të Kuvendit z. Glauk Konjufcës dhe jam shumë e bindur që përgjatë këtij mandati jo vetëm që do të përfaqësojë qytetarët e Kosovës në përputhje me vullnetin e tyre por po ashtu do të sigurohet që Kuvendi i Kosovës të jetë shtëpi e qytetarëve dhe tempull i demokracisë, të jetë vendi ku përfaqësohen interesat e të gjitha atyre që votuan më 14 shkurt dhe të tjerëve që nuk morën pjesë në votime, por janë qytetarë të shtetit tonë të dashur në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ai. Ndërsa kryetari i porsazgjedhur, Glauk Konjufca tha se është i nderuar që këtë post po e pranon pikërisht nga Vjosa Osmani, e cila sipas tij ka dhënë një shembull të shkëlqyeshëm në politikë,

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …