Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në seancën e kuvendit tha se përfshirja e ambasadorit, Martin Berishaj në skandalin financiar ishte dëm kolateral dhe sipas tij ishte në mes të një beteje për ta marrë qeverinë në Slloveni. Zgjedhjet e së dielës atje i fitoi Robert Golob, kandidati për kryeministër për të cilin u përfol se Berishaj i kishte dërguar para. Konjufca tha se duhet të bëhet kujdes që Kosova të mos pozicionohet ndaj Golobit si shpëlarës i parave i cili nesër mund ta vizitojë Kosovën si kryeministër i Sllovenisë.