Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur rreth mundësisë së përfshirjes së Listës Serbe në qeverinë e re. Ai ka thënë se nuk do të pranojnë kushte nga Lista Serbe për formulën qeverisëse. “Nuk mendoj që koalicioni me Listën Serbe është një lloj kushti pa të cilit nuk bëhet Qeveria e ardhshme e Kosovës. Ministri që duhet të zgjidhet, duhet të jetë në konsultim me ta, por nuk do të bëjmë marrëveshje për koalicion si në të kaluarën. Neni i Kushtetutës thotë se qeveria zgjidhet me 61 vota. Ky nen nuk përcakton nëse duhet të jenë turq, serbë a shqiptarë”, ka thënë Konjufca.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …