Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka folur për miratimin e buxhetit për vitin 2019 në Kuvendin e Kosovës, me votat e Partisë Socialdemokrate të Shpend Ahemtit. Ai e ka kritikuar ish-kolegët e tij, duke thënë se tashmë janë bërë pjesë qeverisë. Konjufca ka thënë se “tashmë vetëm duhet të dihet çmimi që është shitur PSD”. “PSD veç është bërë pjesë e qeverisë. Tash mund të pritet ndonjë reformim i qeverisë dhe PSD të marr pjesën e vet”, ka thënë ai. Deputeti i Vetëvendosjes, ka thënë se PSD ka gabuar që i është bashkuar Ekipit Negociator, pasi sipas tij më këtë veprim veç është forcuar kryetari i shtetit. “Hashim Thaçi është kryesori në këtë ekip. Këta tjerët mund të shkojnë në Bruksel, por nuk do të kenë takime në nivele të larta”. Konjufca ka thënë se PSD po bëhet patericë e qeverisë dhe është duke i keqpërdorur votat e qytetarëve. “Ata sa kanë qenë pjesë e Vetëvendosjes e kanë kritikuar qeverinë. E kanë kritikuar edhe Thaçin, tash ata po bashkëpunojnë edhe me qeverinë edhe me Thaçin”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …