Samiti i Berlinit, një takim i një formati të lartë, ku krerët e shtetit të Kosovës dhe Serbisë u ftuan nga kancelarja gjermane Angela Merkel si dhe kryetari francez Emmanuel Macron, u përqendrua kryesisht në rivendosjen e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, pas vendosjes së taksës nga Kosova për produktet serbe. Ndonëse qëndrimet e kancelares Merkel për çështjen e hapjes së kufijve edhe më herët ishin të qarta, se në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ka vend ideja për ndryshim kufijsh, edhe në Samitin e Berlinit të mbajtur më 29 prill, është raportuar se ka pasë qëndrime të njëjta se nuk do të ketë ndryshim të kufijëve. E politikanët nga Kosova, thonë se pritshmëritë për këtë Samit kanë qenë shumë të mëdha. Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se Franca dhe Gjermania nuk ishin zë shumë kritik kundër idesë për hapjen e kufijve. Një tjetër mangësi të këtij Samiti, Konjufca e sheh edhe çështjen e qëndrimeve të dy krerëve kosovarë, Thaçit e Haradinajt, të cilët sipas Konjufcës në këtë Samit shkuan me ide krejt të kundërta të cilat sipas tij po i bëjnë dëm edhe vendit tonë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …