Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur lidhur me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka thënë se shpejtësia e realizimit të premtimeve nga kjo parti ndoshta “nuk është siç është pritur”. Mirëpo sipas Konjufcës vendi ndodhet “në një betejë të rëndësishme”, e cila do të përcaktojë se “çfarë orientimi do të ketë shteti i Kosovës” dhe se ajo duhet të fitohet. “Si mazhorancë kemi dalë aty me disa premtime para qytetarëve. Ndoshta shpejtësia e realizimit të atyre premtimeve nuk është siç është pritur, mirëpo mendoj që tash jemi në një betejë shumë të rëndësishme, bash në këtë moment kur po flasim, e ajo betejë duhet të fitohet. Kjo betejë me të vërtetë ka shumë rëndësi për çfarë orientimi do të ketë shteti i Kosovës. Kjo është betejë për karakterin e shtetit”, ka thënë Konjufca.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …