leoni

Glenn Corn: Rajoni i Ballkanit është ende një fuçi baruti

Profesori në Institutin amerikan për Politika Botërore (IWP) në Uashington, Glenn Corn ka tërhequr vërejtjen se presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin mund ta përdor liderin e serbëve të Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik dhe aletatët e tjerë për ta destabilizuar Ballkanin. Gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë, ish-drejtues i lartë në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) Glenn Corn ka theksuar se mendon se rajoni i Ballkanit Perëndimor është ende një fuçi baruti. Unë mendoj se SHBA-ja duhet të pranojë se mbase jemi në luftën e tretë botërore. Ne duhet t’i dedikojmë burimet tona për ta menaxhuar atë konflikt. Kjo do të thotë se duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje dhe të investojmë më shumë. Konflikti nuk është vetëm në Ukrainë, është edhe këtu në Ballkan, është edhe në Lindjen e Mesme, në Kaukaz, në mbarë botën. Madje edhe në Amerikën e Jugut. SHBA-ja duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje gjithë asaj që po ndodh dhe të investojë më shumë në luftën kundër ndikimit malinj të Rusisë dhe aleatëve të saj. Unë nuk jam ekspert për Ballkanin, por mendimi im është se ky rajon është ende një “fuçi baruti”, ka theksuar mes tjerash Profesori në Institutin amerikan për Politika Botërore (IWP) në Uashington, Glenn Corn.

Kontrolloni gjithashtu

Osmani: Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq është njeriu që politikisht tenton t’i mbajë pengje serbët e Kosovës

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetarja, Vjosa Osmani ka marr pjesë në …