Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, të hënën inspektoi fillimin e asfaltimit t të rrugëve në Gllogjan të Deçanit. Këto punime të fazës së dytë të projektit për Gllogjanin, kushtojnë rreth 650 mijë euro dhe pritet të përfundojnë brenda kësaj jave. Me përmbylljen e këtyre punimeve, Gllogjanit nuk i mbetet asnjë rrugë e pa asfaltuar. I pari i MI-së duke i uruar qytetarët e Gllogjanit tha se ky investim është i vonshëm për një vend me merita të mëdha për lirinë e vendit. Ndërsa kryetari i Deçanit, e falënderoi ministrin Lekaj për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Deçanit dhe tërë komunave në vend.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …