Konsorciumi i organizatave të shoqërisë civile i përbërë nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në kuadër të projektit CorrWatch: “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëkqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës”, shpreh shqetësimin lidhur me mungesën e transparencës gjatë lëshimit të lejeve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) dhe ngjallë dyshime lidhur me personat e licencuar për hartimin e raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM). Mohimi i pjesëmarrjes aktive, mospërputhshmëria në numrin e lejeve, mospublikimi i raporteve të VNM-së, aprovimi pa kontroll të cilësisë, mungesa e përditësimit të listës së licencuarve dhe mos hapja e konkurseve për pothuajse 4 katër) vite radhazi, rezultojnë në mungesë të transparencës dhe krijojnë hapësirë të mundshme për korrupsion, krijim të monopolit. CorrWatch thërret Ministrinë e Mjedisit të përditësojë urgjentisht listën e të licencuarve, të publikojë një listë të zezë për licencat e pezulluara, të publikojë dokumentet relevante si dhe fton organet e drejtësisë të ndërmarrin masat e nevojshme për zgjidhjen e çështjeve të ngritura të pashqyrtuara.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …