Qytetarët serbë në veri të vendit, kundërshtojnë aksionin e Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave

GNK: Amerika dhe BE-ja kanë të drejtë t’ i kërkojnë Qeverisë Kurti ta tërheqë policinë nga ndërtesat komunale

Grupi Ndërkombëtar i Krizave konsideron se Amerika  dhe BE-ja kanë të drejtë që i kërkojnë Qeverisë Kurti që të tërheqë policinë e saj nga ndërtesat komunale dhe që kryetarët e sapozgjedhur të veprojnë vetëm si administratorë kujdestarë që punojnë nga vende alternative, në zyra nëpër fshatrat me shumicë shqiptare. Kjo organizatë thotë se NATO gjithashtu ka të drejtë të vendosë rezervën e saj operacionale.  Nëse kjo mund të arrihet dhe situata të qetësohet, Kosova duhet të organizojë zgjedhje të reja në këto katër komuna, siç ka thënë Kurti se është i gatshëm të bëjë, për të vendosur autoritetet lokale përfaqësuese. Megjithatë, serbët ndoshta do të bojkotojnë zgjedhjet pa koncensione të mëtejshme nga Prishtina, të cilat duhet të negociohen. Kjo kërkon ringjalljen e dialogut të udhëhequr nga BE. Kërkesa kryesore, e nevojshme për të siguruar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje dhe për të ringjallur bisedimet, është një gjest i besueshëm nga qeveria Kurti kur bëhet fjalë për autonominë serbe, si për shembull një përkushtim që Kosova është e gatshme të ndryshojë legjislacionin dhe kushtetutën e saj, nëse është e nevojshme për të krijuar një Bashkësi vetëqeverisëse ose Asociacion të komunave me shumicë serbe, thuhet mes tjerash nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …