leoni

Godfrey: Kjo është një ditë e shkëlqyer për Kosovën dhe Serbinë, qytetarët e tyre meritojnë një standard më të mirë jetese

Anthony Godfrey: Kjo është një ditë e shkëlqyer për Kosovën dhe Serbinë

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, ka shpërndarë në Twitter agjendën e kryetarit të SHBA-së, Donald Trump nga pjesëmarrja e tij e paralajmëruar në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje dhe takimit me përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës në Uashington. Godfrey thotë se kjo është një ditë e shkëlqyer për Kosovën dhe Serbinë. Ai ka theksuar se normalizimi ekonomik nënkupton punë për të rinjtë, investime të reja si dhe një ekonomi më të qëndrueshme dhe të fortë. “Njerëzit në Kosovë dhe Serbi meritojnë një standard më të mirë jetese. Ne i mirëpresim përpjekjet e liderëve të Serbisë dhe Kosovës në kërkimin e paqes, pajtimit dhe normalizimit ekonomik”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …