Udhëheqësit e Ukrainës kanë akuzuar Rusinë për granatimin e qëllimshëm të centralit bërthamor, në Zaporozhia

Goditjet me raketa rreth centralit atomik në Zaporozhja, ishin temë e bisedimeve të treshes: Guterres, Erdogan, Zelenskij

Goditjet me raketa në vendet rreth  centralit atomik më të madhit në Evropë, në Zaporozhja, ishin tema kryesore në samitin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Guterres, kryetarit turk Erdogan dhe atij ukrainas, Zelensky në qytetin Lvov të Ukrainës. Të tre  autoritetet janë të pajtimit se kjo është një katastrofë atomistike për shkak të goditjeve të shpeshta në territorin e centralit atomik Saporishja. “Ne jemi të shqetësuar. Ne nuk duam një Çernobil të dytë”, ka thënë Erdogan pas takimit me presidentin Zelensky në qytetin perëndimor ukrainas, Lvov. Erdogan iu referua me këtë katastrofës atomike në vitin 1986 në Ukrainë. Goditjet e përsëritura në Zaporozhja në jug të Ukrainës, ku Ukraina dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën, kanë ndezur frikën e një incidenti atomik me pasoja të tmerrshme. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u shpreh “shumë i shqetësuar” për situatën në centralin atomik më të madh të Evropës. Ai kërkoi çmilitarizimin e centralit, pasi çdo dëmtim i mundshëm i centralit është vetëvrasje për njerëzit, jo vetëm në Ukrainë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …