Goran Cvetanoviq, tha se është e pamundur që Medvegja t’i bashkohet Kosovës

Goran Cvetanoviq, tha se është e pamundur që Medvegja t’i bashkohet Kosovës

Kryebashkiaku i Leskovcit, qytet në jug të Serbisë, Goran Cvetanoviq, tha se është e pamundur që Medvegja t’i bashkohet Kosovës. Sipas tij bashkimi i kësaj komune me Kosovën është “mision i pamundur”, meqë 90 për qind e banorëve që jetojnë në të i përkasin popullatës serbe, ndërsa shqiptarët janë vetëm numra në listën e votuesve, por nuk jetojnë aty. Jemi dëshmitarë se me rastin e votimit dhe të cikleve zgjedhore një numër i madh shqiptarësh vjen nga Kosova për të votuar e pastaj një vit të tërë, ose deri në ciklin tjetër të zgjedhjeve, nuk shfaqet. Kontesti i  korrigjimit të kufirit në këtë pjesë përbën atak në integritetin dhe sovranitetin e Serbisë, ka thënë Cvetanoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Takime “sekrete” Kurti-Limaj: Pasiguri për përmbajtjen dhe transparencën

Takimet mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe liderit të NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kanë …