Goran Rakiq: Kushtet tona për t’i hequr barrikadat janë, të lirohen të arrestuarit serbë dhe të tërhiqet policia nga veriu i Kosovës. Kryetari i Listës Goran Rakiq njëjtë si drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka shtrembëruar intervistën e kryeministrit Kurti dhënë mediumit britanik “The Guardian” i cilit ka thënë se “është i shqetësuar pasi procesi i largimit të barrikadave mund të shkaktojë viktima”. Kjo deklaratë nga pala serbe interpretuar si “thirrje për vrasje”. Qëndrimi anti serb i Prishtinës ka vazhduar me muaj e vite. Njerëzit tanë e ndjenë vetë se sa shumë Prishtina kujdeset për respektimin e të drejtave të tyre. Mirëpo, deklarata e fundit e Albin Kurtit ka kaluar çdo masë. Në të, Kurti haptazi sugjeron vrasjen e serbëve në barrikada, sepse sipas tij, ata nuk mund të largohen ndryshe”, ka thënë Goran Rakiq. Ai ka kërkuar edhe reagimin e bashkësisë ndërkombëtare.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …