Goran Rakiq

Goran Rakiq: Nuk ikim nga mundësia për ta formuar vet Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe

Ministri për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq thotë se serbët s’do të pajtohen në vonesa të pafundme për formimin e Asociacionit. Formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është obligim ndërkombëtar i Prishtinës, për të cilin u angazhuan përfaqësuesit e Prishtinës dhe jo vetëm ata, por edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian. Ajo që po dëgjohet tani nga disa përfaqësues ndërkombëtarë është një përpjekje për të pakësuar rëndësinë e Asociacionit, pavarësisht marrëveshjes që tashmë është arritur. Populli serb nuk do të pajtohet me këtë, ashtu siç nuk do të pajtohet me një vonesë të pafund. Në këtë kuptim, ne nuk i shmangemi mundësisë për ta formuar vetë Asociacionin, duke respektuar marrëveshjen ndërkombëtare që parashikonte ekzistencën e tij”, tha Goran Rakiq.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Lushtaku: Sulmi i 21 janarit i vitit 1998 ndaj familjes Jashari, na mobilizoi të gjithëve për mbrojte të tokës arbërore

Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …