Shefja e Administratës Komunale në Komunën Veriore të Mitrovicës, Adriana Hoxhiq, ka thënë se punët në urën mbi Lumin Ibër nuk janë projekt i Komunës Veriore të Mitrovicës, por shpreson se ato do të përfundojnë deri në fund të vitit. Hoxhiq është ankuar në buxhetin e vogël të Komunës që përcakton Ministria e Financave, ndërsa ka siguruar se projektet infrastrukturore për të cilat janë investuar mbi 500 mijë euro do të përfundojnë sivjet. Ura kryesore mbi lumin Ibër nuk do të hapet për qarkullim të automjeteve dhe të njerëzve në vitin 2018 ndonëse kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka dhënë disa data, të fundit në majin e këtij viti, kur ka siguruar mitrovicasit se ura do të hapet në qershor. Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka kërkuar që para se të lëshohet ura për qarkullim të automjeteve dhe të njerëzve të definohet kufiri i cili ndan edhe de iure Mitrovicën në veri dhe atë në jug.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …