Pavarësisht rrënimit të murit-ndarës, kryetari i Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, ka paralajmëruar se të martën, më 7 shkurt, do të fillojë ndërtimi i “një strukture betoni mbështetëse dhe të fortë në lartësi prej 70 centimetrash dhe gjerësi prej 120 centimetrash, në mënyrë që të garantojë sigurinë për qytetarët e komunës së Mitrovicës së veriut”. Struktura e re mbështetëse do të përputhet shumë mirë edhe në aspektin mjedisor edhe estetik me projektin e ndërtimit të zonës së këmbësorëve në rrugën Mbreti Petër”, ka deklaruar Rakiq, duke e ‘falënderuar siç është shprehur, kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq për mbështetjen që ka çuar, siç ka thënë ai, drejt pajtimit edhe të përfaqësuesve relevantë ndërkombëtarë’.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …