Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, ka deklaruar se do kontribuojnë në përmirësimin e marrëdhënieve mes shteteve të Ballkanit perëndimor. Radman këto deklarime i bëri përpara takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, në të cilin Ballkani Perëndimor është një nga temat kryesore. Diplomati kroat tha se BE-ja duhet të angazhohet më shumë në Ballkanin Perëndimor dhe të ketë një qasje strategjike. Ai theksoi se vendet në rajon duhet të punojnë për transformimin demokratik, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës dhe BE-ja duhet të përmbush premtimet e saj. “Kjo do të thotë hapja e negociatave të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, liberalizimi i vizave për Kosovën, Mali i Zi duhet të mbetet i përkushtuar në rrugën evropiane dhe Serbia duhet të përqendrohet në reformat dhe kapërcimin e trashëgimisë së luftës,” tha Radman.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …