Ndihmësdrejtori në Institutin Hariman të Universitetit Kolumbia, Gordon Bardosh, ka thënë se nuk është optimist që këtë vit mund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Eksperti për Evropën Juglindore, i ka thënë “Radios Evropa e Lirë”, se në Prishtinë dhe Beograd mungojnë kapacitetet politike për të arritur një marrëveshje. “Pikëpamja ime për situatën është kjo: në Prishtinë dhe Beograd nuk ka kapacitete politike që tash të arrijnë një marrëveshje. Gjithashtu, nuk është e qartë sa ka mbështetje në Bruksel dhe Uashington për këtë. Kam përshtypjen se në këtë moment nuk duket se do të ndodhë diçka e rëndësishme. Ai ka tërhequr paralele mes bisedimeve Kosovë-Serbi dhe procesit të komplikuar që kishte ndodhur në bisedimet për arritjen e marrëveshjes së Dejtonit për paqen në Bosnje dhe Hercegovinë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …