Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka pranuar se Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nuk është në rregull. Duke folur për një televizion lokal, ai ka thënë se kufiri historikisht ka qenë te Kulla e Zhlebit, kurse në versionin aktual të nxjerrë nga Komisioni Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare, ai zhvendoset pesë kilometra në brendi të Kosovës. “Zona e mëhershme kufitare është në shpërputhje me versionin e Murat Mehës”, ka thënë Grabovci. Ai ka përkujtuar se gjatë kohës sa ishte zëvendësministër në Ministrinë e Transportit, kompanitë vendore bënin mirëmbajtjen e rrugës deri në Kullë. Grabovci nuk ka përjashtuar mundësinë që çështja e demarkacionit të shkojë në Gjykatën e Arbitrazhit apo edhe të rinegociohet me Malin e Zi, nëse dëshmohet se Kosova ka humbur 8 mijë hektarë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …