Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës,
Adem Grabovci ka komentuar ngjarjet politike në vend. Në një intervistë për
agjencinë e lajmeve KosovaPress, ai ka thënë se opozita nuk ka të drejtë të
sillet dhunshëm ndaj institucioneve të shtetit. Duke folur për seancën e së hënës,
Grabovci shprehu besimin se ajo do të mbahet, pavarësisht bllokadave e
presioneve që mund të vijnë nga partitë opozitare. “Seanca e së hënës do të
jetë një nga seancat me të rëndësishmet, sepse presim të votohet dokumenti me i
rëndësishëm që ka ndikim drejtpërsëdrejti në çdo familje dhe çdo qytetarë të
Kosovës, siç është buxheti i Kosovës. Pa miratimin e buxhetit, do të paralizohej
në tërësi shteti. Prandaj, ne jemi të thirrur që të bëjmë zgjidhje dhe jo
bllokada”, ka thënë shefi i grupit parlamentar të PDK-së. Në lidhje me kundërshtimet
që opozita po i bën demarkacionit, Grabovci ka përkujtuar se një pjesë e
opozitarëve, përfshirë edhe Vetëvendosjen, në vitin 2012 kanë votuar për
Projektin për Bjeshkët e Nemuna, ku ka qenë e njëjta vijë kufitare siç është përcaktuar
gjatë demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Kontrolloni gjithashtu
Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …