Grabovci: Viti 2015, vit i vështirë

Në një konferencë të fundvitit,
shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci vitin 2015 e ka vlerësuar si
shumë të vështirë për Kosovën. Ai ka përkujtuar se kriza politike ka filluar
nga zgjedhjet e vitit 2014, atëherë kur partitë opozitare bllokuan formimin e
institucioneve. “Është për keqardhje ajo çfarë ndodhi pas zgjedhjeve të vitit
2014. Veprimet opozitës kanë qenë ndesh me vullnetin e qytetarëve. Edhe sot
jemi duke i vuajtur pasojat e asaj kohe. Kjo që po ndodh sot është e ndërlidhur
me atë kohë, sepse edhe atëherë edhe tash qëllimi është marrja e pushtetit”, ka

theksuar Grabovci.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …