Disa grafite me sprej me përmbajtje
të pahijshme për kryetaren, Atifete Jahjaga, janë fshirë sot. Pastrimi i tyre në
muret në kryeqytet është bërë nga kompanitë që merren me mirëmbajtjen e
Prishtinës. Persona të panjohur kishin paraqitur një grafit të pahijshëm, duke
e paraqitur të paren e shtetit në një pozitë të pafavorshme. Përmbajtja e tyre
provokuese mbështetej në fyerje të ulëta gjinore e seksiste. Kjo ka ndezur
komente të shumta në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar as akuza që kjo të
jetë bërë nga aktivistë të afërt me partitë opozitare.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …