Grafitet i përkujtojnë Thaçit vëllezërit Ramadani dhe Kiçina

Në Drenas sërish janë shfaqur grafite me tone kritike ndaj zëvendëskryeministrit, Hashim Thaçi. Në këto grafite që janë shkruar në vende të ndryshme në Drenas, shtrohen pyetje për Thaçin në rastin e vëllezërve Ramadani, Demaku dhe Kiçina. “Hashim… Ku janë vëllezërit Ramadani, Demaku, Kiqina?”, thuhet në njërin nga këto grafite. Bëhet fjalë për vëllezërit Ramadani si dhe vëllezërit Kiçina, të cilët po mbahen në burg pas një procesi krejtësisht të montuar politik, të përcjellë me manipulime e kurdisje që nga polici famkeq, Fadil Suleviq e deri te gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar ndërkombëtar. Ndërkaq, mbiemri Demaku ka të bëjë me deputetin, Fadil Demaku dhe kryetarin e komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, të dy pjesë e gjykimit në Grupin ‘Drenica’.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Mustafa: Pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti

Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …