Graiçevci: Me gjithë largimin nga BE-ja Britania e Madhe do të vazhdojë t’i qëndrojë afër Kosovës

Duke folur për largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian dhe për reflektimin e këtij largimi në raportin Kosovë-BE, ambasadori I vendit tonë në Londër, Lirim Graiçevci ka përkujtuar se Britania e Madhe ka qenë një nga aleatet kryesore të Kosovës në Bashkimin Evropian. Ajo ka shtyrë vazhdimisht të tjerët që edhe Kosovën ta bëjnë pjesë të Bashkimit Evropian. Ambasadori, Lirim Graiçevci ka shtuar më tutje se përkundër votimit për largim nga Bashkimi Evropian, Britania e Madhe do të vazhdojë t’i qëndrojë afër Kosovës. Ndërsa lidhur me ndikimin që mund të ketë braktisja e Bashkimit Evropian nga Britania e Madhe në procesin e liberalizimit të vizave ai theksoi se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk pritet të ndikohet nga ky proces, meqë Britania e Madhe edhe ashtu nuk ka qenë pjesë e vendimmarrjes për këtë çështje, sepse nuk është anëtare e zonës Schengen.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …