Gramoz Ruçi e uron Ramush Haradinajn, për rizgjedhjen e tij në krye të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Gramoz Ruçi e uron Ramush Haradinajn, për rizgjedhjen e tij në krye të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçie ka uruar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, për rizgjedhjen e tij në krye të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Kryeparlamentari vlerësoi AAK-në si një parti të lirisë së Kosovës dhe Haradinajn për kontributin dhe lidershipin e shfaqur. “Përgëzime Haradinaj, për rizgjedhjen tuaj si kryetar i AAK-së. Kjo është një parti e lirisë së Kosovës dhe rizgjedhja juaj është një vlerësim për kontributin dhe lidershipin tuaj. Haradinaj është një luftëtar i çlirimit, kontribuues i paqes dhe bashkë-ndërtues i Kosovës demokratike”, tha Ruçi në mesazhin e tij. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuvendin e tetë zgjedhorë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, mbajtur ditën e djeshme është rizgjedhur kryetar i këtij subjekti politik edhe për një mandat katër vjeçar.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …