Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, kritikoi edhe njëherë vendimin e BE-së, e cila nuk ka pranuar t’i hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ai ka saktësuar se kjo politikë refuzuese, dëmton jo vetëm vendet e rajonit, por vetë sigurinë në BE. NATO dëmtohet nga këto qëndrime konfuze të BE-së. Jemi në kryqëzimin e ndikimeve të huaja, por jo të gjitha vendet në Ballkan kanë perspektivën perëndimore si Shqipëria. Nuk mendoj se refuzimi i KE për hapjen e negociatave do pasohet direkt nga rritja e influencës ruse dhe kineze. Por duhet të pranojmë se jo të gjitha vendet e rajonit kanë të njëjtin vizion Perëndimor si Shqipëria. Disa nga fqinjët tanë janë më pak të imunizuar nga influencat jo perëndimore kjo bën rajonin tonë më të dobët dhe më të thyeshëm ndaj tyre” tha Gramoz Ruçi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …