Më 1 nëntor 2024, në orën 13:00, do të mbahen homazhe në nderim të Bedri (Ilaz) Sokoli, në 35-vjetorin e rënies së tij heroike. Ky akt kujtimi është një mundësi për të shprehur respektin dhe mirënjohjen tonë për veprimtarinë e tij patriotike, e cila ka lënë një gjurmë të thellë në historinë e lirisë së Kosovës.
Gjakut të Bedri Sokolit, si dhe kontributit të tij të paharruar, iu është ndarë një vend i veçantë në themelet e atdheut tonë. Le të bashkohemi për ta nderuar kujtimin e tij dhe për të reflektuar mbi sakrificat që kanë çuar në realizimin e lirisë që gëzojmë sot.
Homazhet do të zhvillohen në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së, në Kompleksin Memorial në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Penuhë.
Të gjithë jeni të ftuar të merrni pjesë dhe të shprehim së bashku ndjenjat tona për këtë heroi të kombit.
Me respekt, Granit Sokoli