Grapeland, një hap pranë inkuadrimit në Superligën e Kosovës, Kryetari Latifi kërkon përkrahje sa më të madhe

Të dielën më 13 prill, në Palestrën e Sporteve “Mizahir Isma”, në orën 19:00, klubi i basketbollit “GRAPELAND” përballë KB “KEKU” zhvillon ndeshjen më të madhe në historinë e tij – një hap pranë inkuadrimit në Superligën e Kosovës, ka deklaruar në një video-adresim, kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi. Ai do të jetë aty, por fton edhe të tjerët që së bashku ta mbështesim ekipin e basketbollit, “GRAPELAND”, drejt fitores historike!

Pas dy ndeshjeve të serisë finale rezultati është i barabartë 1:1. Ndeshjen e parë në Rahovec e fituan mysafirët nga Kastrioti me rezultat 69:78, por Grapelandi iu revanshua me fitore në ndeshjen e dytë duke fituar përballjen me shifrat 74:70.

Suksese, KB “GRAPELAND”!

Klikoni në linkun e mëposhtëm për të parë video-adresimin e kryetarit Latifi për ndeshjen GRAPELAND Rahoveci – KEK-u.

https://www.facebook.com/SmajlLatifi50/videos/2205763443159955

Kontrolloni gjithashtu

Malishevë: Zyra e Avokatit të Popullit organizon takime me qytetarë

Komuna e Malishevës përmes një postimi në facebook, njofton qytetarët se Zyra e Avokatit të …