leoni

Gratë asambliste në Ferizaj shkëmbejnë përvojat e tyre tek gratë e komuniteteve,  rom, ashkali dhe egjiptian

Në kuadër të projektit për avancimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore tek gratë e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas, organizuar nga organizata joqeveritare “Bashkimi rinor e ardhmja e ndritur-BRAN”, sot është mbajtur një  takim me grupin e grave të asamblesë komunale, ku është diskutuar për rolin dhe rëndësinë e një asamblesiti  të komunës,  si dhe janë shkëmbyer përvoja të ndryshme tek gratë e komunitetit pakicë. Mimoza Sojeva-Pajaziti- kryetare e grupit të grave në Ferizaj, është shprehur se takimet e këtij lloji kanë një rëndësi shumë të madhe për gratë e komunitetit, pse sipas saj ky lloj komunikimi dhe bashkëpunimi i ndihmon në përmirësimin e kushteve dhe zhvillimin e komunitetit. E nga ana tjetër Gyltene Osmani nga kjo organizatë, ka falënderuar grupin e grave për këtë takim, duke thënë se ishte një takim shumë i frytshëm, sepse gratë janë njoftuar në mënyrë të detajuar në lidhje me funksionimin dhe rolin e anëtareve të Kuvendit të Komunës. Në fund të këtij takimi grupi i grave tha se do të bëjnë përpjeke maksimale që t’ju dalin në ndihme grave të komuniteteve pakicë në realizimin e projekteve te veçanta.

 

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …