Gratë ferizajase, patën kërkesa të ndryshme gjatë dëgjimit të sotëm buxhetor

Dëgjimi buxhetor për vitin 2025 për komunën e Ferizajt, gjatë ditës së sotme është mbajtur vetëm me gra të kësaj komune. Hapjen e dëgjimit buxhetor e ka bërë drejtorja e financave Sebahate Ajeti-Sadiku,  e cila ka thënë se ky takim është organizuar enkas vetëm me gratë, në mënyrë që të dihen sakte prioritete e tyre. Gratë e pranishme në këtë takim, patën një numër të pakët të kërkesave. Diellza Reka kërkoi një park dhe lodra për fëmijë në fshatin Neredime te Eperme. Ndërsa Vlora Aliu nga fshati Greme, kërkoi që të bëhet funksionalizimin i çerdhes në këtë fshat. Nazmije Ademi nga fshati Dardani, kërkoi që të vendosën më shumë shporta të mbeturinave në këtë fshat, si dhe të bëhet diçka konkrete sa i përket qenve endacak në këtë fshat për shkak të rrezikut shumë të madh të tyre. Edhe gratë e tjera të pranishme në këtë takim kanë pasur kërkesat e tyre, disa prej tyre kërkuan koshere për bletë, disa kërkuan transport, por edhe ndriçim publik nëpër lagjet e tyre. Në sesionin e pasditës, do të mbahet takimi me kryetarët e bashkësive lokale dhe kryetarët e fshatrave të Komunës së Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …