Gratë ndërmarrëse në Komunën e Mitrovicës

Me rastin e “ Ditëve të Biznesit “ kryetari  i komunës  së Mitrovicës,  Agim Bahtiri së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nasuf Aliu, dhe me bashkëpunëtorët e tij kanë vizituar dy ndërmarrje të cilat udhëhiqen nga dy  femra mitrovicase.

Fabrika e përpunimit të drurit NP  “Cucina Creative”ANA  e cila udhëhiqet nga Suzana Xhekoviq si dhe Minifermën “Fllanza” e cila udhëhiqet po ashtu nga një femër tjetër e suksesshme, Hadije Ahmeti.

Kryetari Bahtiri, në dy rastet i përgëzoi për rezultatet e arritura ku njëkohësisht shfaqi interesimin që të dëgjoj për së afërmi procesin e zhvillimit të tyre, ballafaqimet me sfidat e ndryshme, si dhe planet e tyre për të ardhmen.

Me këtë rast, të dy pronaret falënderuan kryetarin e komunës për interesimin  e tij që për së afërmi patën mundësin të diskutojnë dhe të shpalosin aktivitetin e tyre biznesor.

Kryetrari Bahtiri  po ashtu i njoftoi për  aktivitetet që janë zhvilluar  në kuadër të komunës së Mitrovicës gjatë dy viteve të fundit, për zhvillimi ekonomik, siç janë themelimi dhe funksionaliteti në parkun industrial në fshatin Frashër, pastaj ristrukturimi i parkut të biznesit në qytet, fuqizimi për licencimin e Mitrovicës si Zonë e Lirë Ekonomike, trajtimin e duhur të pronës komunale dhe planet tjera për të ardhmen.

Kryetari, Bahtiri, shprehu gatishmërinë  që t’ju dalë në ndihmë këtyre ndërmarrjeve në kuadër të mundësive aktuale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …