leoni

Gratë në biznes, të suksesshme në qytetin e Ferizajt

Viteve të fundit është shtuar dukshëm numri i grave që merren me biznes. Njëra ndër to është edhe Naxhije Hashani, e cila merret me prodhimin e gatimeve tradicionale, në këtë rast më përgatitjen e flijës së shtëpisë. Naxhija këtë veprimtari e ushtron tash e shumë vite, edhe pse në fillim me vështirësi të shumta. Nga afër punët e zonjës Naxhije dhe 12 grave të tjera në përgatitjen e flijës, e pa edhe drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti, bashkë me zyrtarë të USAID-it amerikan në kuadër të aktivitetet “Qeverisja e Pronës”, ku të pranishëm ishin Liridon Shurdhani dhe Nora Siqeca. Drejtori Dërguti, me këtë rast është njoftuar në mënyrë të detajuar në lidhje me këtë biznes. Ai me këtë rast këta të fundit i ka njoftuar edhe në lidhje me subvencionimin që po bën për gratë në biznes. Ai po ashtu ka thënë se do të bëjë të pamundurën që në një të ardhme të afër do te mundohet t’ju dalin në ndihmë të gjitha grave që merren me biznese të tilla.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, ushqime dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …