Komisionit Qeveritar për pranimin dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale, pret aplikimet e para nga gratë, viktima të kësaj dhune,

Gratë shqiptare të dhunuara nga kriminelët e Serbisë hezitojnë të mbushin aplikimet

Komisionit Qeveritar për pranimin dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale, pret aplikimet e para nga gratë, viktima të kësaj dhune, për pensionet që u takojnë me ligjin e miratuar. Minire Begaj, kryesuese e këtij Komisioni, tha për Radion Evropa e Lirë se priten aplikimet e para të grave në bazë të të dhënave që posedojnë nga shoqatat që merren me të drejtat e grave të dhunuara gjatë luftës. Sipas saj, pritet që ditët e ardhshme të ketë deri në njëmijë aplikime. “Nuk janë paraqitur ende personat që do ta gëzojnë të drejtën e pensionit, pasi Komisioni Qeveritar duhet të dalë me një datë të caktuar. Por, janë miratuar vendimet në Qeveri dhe janë caktuar shuma prej 230 eurosh për person. Për vitin 2018, janë paraparë 1 milion euro për pensionet e kategorisë së grave të dhunuara gjatë luftës, derisa për vitin 2019 dhe 2020 nga 800 mijë euro”, tha Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Milazim Krasniqi: Qeveria Kurti është totalisht e dështuar, ajo nuk di të ballafaqohet me krizat ekonomike, energjetike, arsimore

Milazim Krasniqi: Drejtësia duhet të veprojë për të adresuar skandalet e qeverisë

Profesori  universitar, Milazim Krasniqi, ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për një sërë skandalesh që …