Gratë vitiase bëhen pjesë aktive e hartimit të buxhetit komunal 2023-2025

Komuna e Vitisë,  sot në orët e pasdites  ka mbajtur një diskutim publik me gratë vitiase. Ky takim u mbajt në kuadër të takimeve që janë duke i zhvilluar përfaqësuesit komunal me kategoritë e ndryshme të shoqërisë dhe me banorë të lokaliteteve të ndryshme për të bërë një planifikimi të buxhetit komunal për periudhën 2023-2025. Në këtë takim zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu i ka njoftuar të pranishmit rreth procesit  të hartimit të buxhetit në bashkëpunim me qytetarët. Ndërkaq prezantimin e buxheti të paraparë për vitin në vijim e ka bërë Besnik  Imeri, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në Viti. Në takim kanë marrë pjesë zyrtarja për barazi gjinore në Viti, Ibadete Hyseni dhe drejtoresh për Arsim, Fatbardha Emini dhe Naim Pira, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural. Gjatë këtij takimi është theksuar nevoja që gratë të jenë pjesë e vendimmarrjes,  në veçanti që ato të jenë edhe pjesë aktive e hartimit të buxhetit komunal, saktësisht edhe të listës për investime kapitale.  Gjatë këtij takimi pjesëmarrëset në takim i patën këto kërkesa: ndërtimin e çerdheve të reja, furnizimi me mamograf për QKM-në në Viti dhe u kërkua që të ketë një ndarje buxhetore për gjininë femërore sipas dokumenteve të nivelit qendror. Në takim u bë me dije se Vitia ka gra të suksesshme në biznes duke i inkurajuar gratë e tjera të punojnë në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …