Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie në fund të mandatit të tij si ambasador deklaroi se sipas hulumtimeve në arkivat e Uashingtonit, Kosova kurrë nuk ka pasur më shumë se 15 mijë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë deklaratë Delawie e bëri në një ligjëratë përpara studentëve në Pallatin e Drejtësisë. “Pres hetime të mëtejme dhe veprime për ta eliminuar hendekun e stërmadh në mes të numrit të pensioneve dhe numrit të luftëtarëve të identifikuar pas luftës. I kemi hulumtuar arkivat në Uashington dhe Kosova kurrë nuk ka pohuar që ka pasur me shumë se 15 mijë luftëtarë të UÇK-së. Është marramendëse se si numri i përfituesve, 20 vjet pas konfliktit, po rritet e të mos po zvogëlohet. Delawie u bëri thirrje që politikanët kosovarë të heqin dorë nga ndikimi në drejtësi sidomos kur bëhen hetime për korrupsion. Ambasadori përsëriti se Kosova duhet të jetë e përkushtuar për fuqizimin sa më të shpejtë të sundimit të ligjit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …