Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë sot se Kosova mund të jetë pjesë e Bashkimit Evropianvetëm nëse ka gjykata të pavarura dhe të pa korruptuara. Në konferencë e organizuar nga koalicioni i OJQ-ve për të shpalosur ndikimet e raportimeve të rasteve në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit 2017″, ambasadori Delawie ka pohuar se korrupsioni vazhdon të mbetet problem në Kosovë, sidomos në prokurimin publik.
