Greg Delawie: Miqësia mes SHBA-ve dhe Kosovës është shumë e çmuar dhe asnjëherë nuk do të ndryshojë

Greg Delawie: Miqësia mes Amerikës dhe Kosovës është shumë e çmuar dhe asnjëherë nuk do të ndryshojë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se miqësia në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara nuk do të ndryshojë. “Miqësia mes dy vendeve tona është shumë e çmuar dhe pavarësisht së çfarë keni dëgjuar kohëve të fundit, miqësia mes dy vendeve tona asnjëherë nuk do të ndryshojë”, tha ambasadori. Këto deklarata Delawie i bëri gjatë fjalimit në ceremoninë e betimit të grupit të pestë të Vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Kosovë. Ministri Bytyqi thotë se ditët janë të numëruara për një arsim më cilësor. I pari i MASHT-it, tha se arsimi në Kosovë është i çrregullt, por që atë do ta fus në binarët e zhvillimit. Gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë e betimit të vullnetarëve amerikanë që do të shërbejnë në Kosovë për dy vjet në kuadër të Korpusit të Paqes, Bytyqi u shpreh mirënjohës ndaj Amerikës për përkrahjen. Ai tha se bashkë do të punojnë për arsim më cilësor. “Ditët janë të numëruara për një arsim siç e kërkojmë, më të zhvilluar”, u shpreh ministri. Ai shtoi se në sistemet arsimore kosovare dhe amerikane ka ngjashmëri, por edh dallime shumë të mëdha në praktikë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …