leoni

Ambasadori Delawi është zhgënjyer që Kuvendi nuk përzgjodhi gjyqtarët vendor për Gjykatën Kushtetuese

Greg Delawie: Vdekjet në paraburgim gjithmonë janë shqetësuese

Ambasadori i Shteteve të bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie, ka deklaruar se  për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, është me rëndësi që të sigurohen faktet e duhura. Ai në një postim të tij  ka shkruar se e mirëpret vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për përfshirjen e hetuesve të pavarur për t’i zbardhur arsyet e vdekjes së Astritit. Vdekjet në paraburgim janë gjithmonë shqetësuese. Është me rëndësi që të sigurohen faktet. E mirëpres vendimin e Ministrisë se drejtësisë për përfshirjen e hetuesve të pavarur në hetim, ka shkruar ambasadori Delawie, i cili nuk ka ndonjë simpati për Lëvizjen Vetëvendosje, por kërkon që e drejta dhe e vërteta lidhur me këtë rast t’i zbardhen sa më parë opinionit në Kosovë e më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …