Greg Dellawie takohet me kryetarin Begaj

Ambasadori Amerikan Greg Delawie, ftoi në një takim bashkëpunimi, kryetar komunash të Republikës së Kosovës, në mesin e të ftuarve ishte edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Në Këtë takim u bisedua për zhvillimet nëpër komunat e Kosovës, sfidat dhe vështirësitë në qeverisjen lokale, bashkëpunimi ndërmjet komunave si dhe ndihma këshilluese, që po e japin ambasadat e vendosura në Kosovë për komunat. Greg Delawie dhe Kryetari, Begaj e shfrytëzuan këtë takim, për të biseduar veçmas për Komunën e Malishevës, zhvillimet ekonomike, sociale dhe infrastrukturën në përgjithësi si dhe  për të ardhmen më të mirë për mirëqenien  e qytetarëve të Malishevës. Ishte takim shumë miqësorë mes Delawie dhe Begajt, ku edhe u zotuan që Komuna e Malishevës  dhe Ambasada Amerikane, të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen. Pasi ishte edhe takim lamtumirës për Ambasadorin Delawie, Begaj e falënderoi për tërë këto vite angazhim të tij në Kosovë dhe e vlerësoi lartë kontributin si ambasador që e dha për popullin e Kosovës, duke i uruar gjithë të mirat në pozita tjera të karrierës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …