Gregor Guy Smith: Tribunali i Gjykatës Speciale, duhet të japë llogari para Kuvendit të Kosovës

Gregor Guy Smith: Tribunali i Gjykatës Speciale, duhet të japë llogari para Kuvendit të Kosovës

Avokati ndërkombëtar, Gregor Gaj Smith gjatë një intervistë në RTK, ka thënë se është paradoksale se asnjë prej gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë të angazhuar në Gjykatën Speciale nuk janë nga Kosova. Edhe të angazhuarit e tjerët nuk janë nga Kosova, qoftë edhe përkthyesit, hetuesit etj. Kuvendi i Kosovës, ka lejuar të themelohet kjo gjykatë, por pse  e ka lejuar për  këtë nuk mund të iu përgjigjem. Smith, ka bërë me dije se qeveria nuk ka mundësi auditimi në këtë gjykatë. Sipas tij edhe arkivi nuk ka mundësi që t’i takojë Kosovës, por vendimet bazohen mbi ligjet e Kosovës. Sa i përket mundësisë së ndryshimit të ligjit për Gjykatën Speciale, ai  ka thënë se ky ligj mund të ndryshohet, nëse ka ekspert të mirë. Unë mendoj se përfundimisht Gjykata do të shkaktojë turbullira. Smith ka pranuar   se ka takuar secilin nga kreu i i vendit që ka qenë pjesë në luftë dhe pasluftës. “Sa e kuptoj unë, ata e mirëpresin Gjykatën sepse mendojnë se do të spastrojë atë, por Gjykata Speciale ka një çmim të lartë për të ardhmen e Kosovës, ka thënë mes tjerash Smith.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …