Gregory kehoe

Gregory Kehoe: Gjykata Speciale nuk i beson Policisë së Kosovës e pas dyerve të mbyllura, e ka quajtur edhe polici të korruptuar

Avokati i  Hashim Thaçit, Gregory Kehoe ka thënë sot në Gjykatën Speciale se  ekipi i mbrojtjes është i gatshëm për një seancë më 22 shkurt. Ai ka thënë se Gjykata Speciale nuk po i beson Policisë së Kosovës. Sipas tij, pas dyerve të mbyllura, Zyra e Prokurorit  e ka quajtur të korruptuar Policinë e Kosovës. “Ne do të kërkonim gjykatës një seancë. Është më shumë rëndësi qëndrimi që sugjeron Zyreja. Do të ngulim këmbë që të bëhet një seancë patjetër. Më datë 22, jemi të disponueshëm. Sa i takon çështjes së paraburgimit e kam parashtruar këtë çështje thjesht për shkak të faktit se ka një apelim,  i cili është në gjykim për momentin,  por po kërkonim një udhëzim nga gjykatësi, nëse parashtrimet e bëra nga Policia e Kosovës, të cilat ZPS-ja ka vendosur t’i kritikojë dhe i ka thirrur në një far mënyre të korruptuar, pa i quajtur publikisht, por pas dyerve të mbyllura. Do të ishte e nevojshme një seancë tjetër në mënyrë që gjykatësi t’i kërkonte policisë kosovare apo ndonjë vendi të tretë të bëjnë pyetje për organizmit e lirimit të përkohshëm në procedurë paraprake”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …