Gregory Kehoe: Kërkoj nga trupi gjykues të konfirmojë se akuza kundër krerëve të UÇK-së nuk ka të bëjë me trafikim organesh

Në gjykimin që po mbahet në Hagë kundër krerëve të UÇK-së:  Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, avokati i Thaçit, Gregory Kehoe, ka kërkuar nga trupi gjykues që të tregojë se akuza në këtë çështje nuk ka të bëjë me trafikim organesh, për çka edhe ishte themeluar Gjykata Speciale. Kjo pasi që sipas tij, janë botuar disa artikuj rus e që janë pasqyruar në mediet evropiane se të akuzuarit në këtë çështje gjyqësore janë marrë me trafikim të organeve. Sipas avokatit kjo është një e pavërtetë përderisa hetimi për trafikim ka përfunduar, dikush duhet të thotë që aktakuza nuk ka diçka që lidhet me trafikim të organeve.  Sot në Gjykatën Speciale  ka vazhduar gjykimi me dëgjimin e dëshmitarit të 16-të me radhë në këtë çështje, dëshmia e të cilit pritet të zgjas 4 deri në 5 ditë. Pyetjet nga ana e Prokurorisë  është duke i bërë prokurori,  Matt Halling, i cili për qëllime identiteti ka kërkuar që seanca të kalohet në sesion privat.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Ushtria e Kosovës është e gatshme për të përballuar çdo sfidë , të pritur apo të papritur

Pas paralajmërimit të kryeministrit Kurti për kërcënime të reja terroriste gjatë festave të fundvitit, ministri …